Tërmet me intensitet prej 6,7 ballëve afër Ishujve Solomonë

Tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh është regjistruar afër Ishujve Solomonë, kumtoi instituti gjeofizik i SHBA-së.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm në afërsi të arqipelagut në veri të Australisë për më pak se dy javë. Paraprakisht tërmeti ishte me intensitet prej 7,8 ballësh.

Tërmeti i sotëm ka ndodhur 120 kilometra në veriperëndim të Kira Kira, në thellësi prej 44 kilometrash.

Tash për tash nuk ka të dhëna për njerëz të pësuar dhe dëme të shkaktuara materiale, as nuk është lëshuar paralajmërim për rrezik nga cunami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button