Momenti i vrasjes së ambasadorit rus në Turqi (VIDEO)

Ambasadori rus në Turqi Andrei Karlov u qëllua me armë gjatë fjalës që po mbante për një ekspozitë në kryeqytetin Ankara, transmeton Shenja.

Në rrjetet sociale kanë dalë pamjet e momentit të vrasjes kur një person i armatosur e qëllon diplomatin nga mbrapa duke e plagosur rëndë, çka i shkaktoi vdekjen më vonë në spital.

Atentatori bërtiti në sallë duke thënë se kjo ishte si hakmarrje për Halepin e Sirisë. Ai kishte hyrë në sallë si një punonjës policie duke paraqitur edhe një kartë përkatëse për këtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button