Ivanov: Nuk guxojmë të lejojmë të mos respektohet vullneti i qytetarëve

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në deklaratën e sotme për mediat shpreh kënaqësi nga zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, duke theksuar se nuk guxojmë të lejojmë të mos respektohet vullneti i qytetarëve.

“Para së gjithash iu uroj qytetarëve që treguan përgjegjësi dhe dolën në numër masiv për ta realizuar të drejtën e votës. Këtë vit, kur shënojmë 25 vjet nga pavarësia jonë, treguam pjekuri demokratike dhe e konfirmuam kapacitetin tonë për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira, të qeta dhe demokratike”, thotë Ivanov.

Ai iu uroi partive të cilat fituan numër më të madh të votave në këto zgjedhje – fituesve, si dhe të gjitha partive të cilat u përfshinë në procesin zgjedhor.

Thekson se institucionet relevante dhe ndërkombëtare konfirmuan se republika e Maqedonisë zbatoi zgjedhje të cilat i ngjajnë një shteti evropian dhe demokratik.

Në pajtim me Kushtetutën, procedurat zgjedhore dhe afatet kohore, pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, siç thotë Ivanov do ta ndajë mandatin e partisë që ka shumicë në Kuvend. Pastaj, siç thotë, pret sa më shpejt të formohet edhe Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian të gjejë mënyrë dhe të mundësojë përparim të Republikës së Maqedonisë në rrugën euroatlantike.

“Ashtu siç mendova se Republika e Maqedonisë ka kapacitet t’i mbajë këto zgjedhje të rëndësishme ashtu siç kaluan, besoj se këto zgjedhje do të kontribuojnë për fund të krizës politike dhe do të paraqesin fillim të pajtimit kombëtar në Republikën e Maqedonisë”, theksoi në deklaratë presidenti Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button