Si do të formohet qeveria e Maqedonisë: ja procesi dhe afatet!

Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare gjatë ditës së djeshme, vijon formimi i qeverisë së re. Ja çfarë parashikon Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë:

“Kuvendi i porsazgjedhur mblidhet në seancën konstitutive më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura. Seancën konstitutive e thirr Kryetari i Kuvendit nga përbërja e mëparshme.
Në qoftë se seanca konstituive nuk thirret në afatin e paraparë, deputetët vetë mblidhen dhe e konstituojnë Kuvendin në ditën e njëzetenjëtë nga dita e përfundimit të zgjedhjeve”. (Neni 63)

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend.
Mandatari, në afat prej 20 ditëve, nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit ia paraqet programin dhe i propozon përbërjen e Qeverisë.”(Neni 90)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button