Shembet çatia e kishës më Nigeri, të paktën 160 të vdekur

Të paktën 160 persona kanë humbur jetën nga shembja e çatisë së një kishe në Nigeri. Raportimet nga vendngjarja nuk janë ende të qarta, ndërkohë që dëshmitarët në vendngjarje flasin për një numër shumë më të madhe viktimash, pasi ende shumë trupa gjenden nën rrënoja.

Qindra njerëz ndodheshin brenda kishës Reigners Bible, përfshirë guvernatorin e shtetit Akwa Ibom, Udom Emmanuel i cili mundi të mbijetonte. Sipas dëshmitarëve, kisha ishte ende nën rikonstruksion dhe punonjësit kishin nxituar ta bënin atë gati për këtë meshë, transmeton Gazeta Shqip.

Emmanuel njoftoi nisjen e një hetimi në lidhje me përmbushjen apo jo të standardeve të sigurisë. Presidenti Muhammadu Buhari, shprehu pikëllimin e tij të thellë për incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button