Selimi: Kjo ishte marrëveshja e fshehtë për murin tek Ura e Ibrit

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosjes”, Rexhep Selimi thotë se muri i ndërtuar në mes të qytetit të Mitrovicës është si rezultat i bisedimeve te Qeverisë së Kosovës me Serbinë. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai theksoi se për këtë mur ka pasur marrëveshje të fshehtë mes palëve biseduese në Bruksel.

“Tash, siç është edhe e pritshme, ata që u pajtuan për këtë mur po duan ta kamuflojnë me do far reagime këtë tradhti që i bën Kosovës. Edita Tahiri nuk po e mohon se a ka pasur marrëveshje për ndërtimin e njëfarë muri, meqë po thotë se nuk ka pasur marrëveshje për ndërtimin e një muri të tillë”, është shprehur ai

Më tej, Selimi thotë se Tahiri nuk po tregon se për çfarë muri ka pasur marrëveshje dhe perse qytetaret e Kosovës nuk kanë qenë të njoftuar për këtë. Deputeti i LVV-së këmbëngul se ka pasur dakordim për ndërtimin e murit dhe ministrja për dialog e di shume mire këtë.

“Edita Tahiri, kjo maskotë e Qeverise Thaçi – Mustafa po vazhdon ta kontaminojë opinionin me mashtrime te radhës ne favor të realizimit të projekteve të Serbisë në Kosovë siç është tash edhe muri ndarjes prej betoni”, ka thënë ai, duke shtuar se kështu pat bërë edhe për çështjen e fusnotën, Zajednicen, targat si dhe për telekomin e Serbisë ne Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button