“Civil”: Vazhdojnë presionet ndaj votuesve, janë denoncuar më shumë se 170 raste

Në periudhën prej 5 deri 8 dhjetor, organizata civile “Civil” ka pranuar më shumë se 600 thirrje nga qytetarë që kanë qenë të brengosur nëse do të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë të dielën në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.

“Presionet ndaj votuesve vazhdojnë, për çka pranë “Civil” janë dërguar më shumë se 100 denoncime nga të gjitha zonat e Maqedonisë, nga fillimi i javës së dytë të fushatës parazgjedhore. Gjithsej, më shumë se 170 raste të presioneve, kërcënimeve, keqpërdorimeve dhe kategori tjera të parregullsive, kanë arritur në “Civil” nga 21 nëntori e deri më 8 dhjetor, duke mos i numëruar denoncimet lidhur me listën zgjedhore” thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button