Rilindje me Besë, Rexhije Xheladini

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Rexhije Xheladinit, kandidates  së koalicionit Rilindje me Besë në njësinë zgjedhore numër 2.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Djathtiste.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?
Progresiv.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike? A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Me vlerësim të punës së tyre, si dhe me ngritje pagash.
Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Duke iu dhënë mundësi kontribuimi në Maqedoni, me hapje të vendeve të reja të punës, rritjen e kualitetit mësimor.
Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë  paga minimale?

Paga minimale: 15.000 den.
Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore- Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Duke u nisur nga fakti se barazia gjinore nënkupton dhënien e mundësisë femrave, të njëjtë me atë të meshkujve, besoj se kjo duhet të aplikohet gjithandej dhe nuk duhet të ketë dallime në paga.
Aborti- A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Aborti të mos mbetet vepër legale, ndërsa të rritet e drejta për pavarësi të femrave në sferat tjera
LGBT- A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Jo.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Religjion
A jeni fetar?

Po.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)
Do të angazhohemi për sistemimin e tyre.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?
Po.

“Shkupi 2014”
Pyetja: A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Rrënimi.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?
Po.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Jo.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button