Rilindje me Besë, Mevlude Gjureci

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Mevlude Gjurecit, kandidates  së koalicionit Rilindje me Besë në njësinë zgjedhore numër 1.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

E djathtë e moderuar që kultivon vlerat konservatore shqiptare. Gjithashtu me elemente te theksuara të liberal-demokracisë, me theks të veçantë në lirinë e individit, lirinë për jetë, për besim dhe lirinë e të shprehurit.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Mendoj që për të luftuar pabarazinë në mes shtresave të popullatës do të jetë i domosdoshëm të vihet në funksion tatimi progresiv. Pasi që kjo do të mundëson që personat që kanë të ardhura personale më shumë të mbulojnë pjesën e popullatës të cilët kanë paga minimale.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?

Normalisht për të mbajtur mjekë cilësor do të duhet të krijohet një sistem i cili do të mundëson rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësorë duke krijuar kënaqësi të ndërsjellë në mes pacienteve dhe personelit mjekësor. Gjithashtu ne si koalicion “Rilindje me Besë” kemi parashikuar dhe rritje të rrogave për mjekët dhe personelin mjekësor -50 % për një mandat katër vjeçar.

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Ne për të zbutur diskriminimin në fjalë, kemi hartuar një plan strategjikë për përgatitjen dhe stipendimin e mjekëve-specialistëve shqiptar, ku kemi mungesë në disa lëmi të mjekësisë, gjithashtu do te stimulohen dhe mjeket shqiptare që të specializohen në fushën e gjinekologjisë.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?

Me “Rilindje me Besë“ çdo gjë ka zgjidhje mjafton që të punohet me etikë profesionale dhe njerëzore , andaj ardhmëria e të rinjve tanë do te jetë në vendin e tyre ku do të mundin të japin kontributin e tyre profesional dhe jo vetëm por që dhe të rikthehen në vend që të munden që profesionalizmin nga jashtë të ndajnë me popullin e tyre . Ne po ashtu kemi një planë për të stimuluar të rinjtë sipërmarrës deri ne moshën 30 vjeçare me një kuotë shpenzimi në vlerë prej jo më shumë se 120.000 denarë pra buxhet vjetor prej 2 600.000 den.

Punë dhe politikë sociale Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?
Paga minimale duhet të jetë në nivel të mjaftueshëm për të përballuar standardin jetësor.

Të drejtat njerëzore Barazi gjinore- Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?
Të drejtat e individit janë universale dhe mbi këtë parim duhet të drejtat na takojnë të gjithëve dhe të ushtrohen në mënyrë të barabartë, andaj mendoj që përgjigjja ime është e mjaftë e qartë.
Aborti- A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Aborti është një çështje mjaftë e ndjeshme, ajo nuk përfundon aktin e shtatzënisë por vret një krijesë të pafajshme dhe unë gjithmonë jam për të mbrojtur dhe për të qenë zëri i atyre që nuk flasin. Jam pro lindjes dhe jo vrasjes!
LGBT- A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Unë personalisht nuk i përkrah, por nuk jam për të ndaluar vullnetin dhe lirin e të shprehurit të çdo individi pavarësisht cilit grup i takon. Mirëpo unë personalisht dhe koalicioni në të cilin bëj pjesë angazhohet për ruajtjen e familjes shqiptare si bërthamë që historikisht ka mundësuar ruajtjen e identitetin dhe vlerave tona kombëtare dhe shqiptare.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtërishme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Koalicioni Rilindje me Besë i ka kushtuar mjaftë rëndësi strategjisë për menaxhimin e përgjithshëm të mjedisit jetësor me theks të veçantë kundër ndotjes së ambientit, ku është paraparë eliminimi i deponive të egra , që për fat të keq janë të pranishme kryesisht në zonat shqiptare , gjithashtu do të propozojmë lëndë djegëse alternative, siç është gazi, peletat dhe do të angazhohemi për subvencionimin e lëndëve djegëse gjatë dimrit dhe shumë pika të tjera të cilat do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në vend. 8. Religjion Pyetja: A jeni fetar? Besimi në Zot të bënë shpeshherë të gjesh prehje për gjërat që na zhgënjejnë , por dhe të jemi falënderues për ato që kemi . Andaj besoj që te qenit religjioz na bënë te jemi njerëz me të mirë dhe të kontribuojmë për njerëzimin pa pritur diçka në këmbim.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Marrëveshja e Ohrit ka paraparë përfaqësim në administratën shtetërore (me 25 %) , mirëpo ne ende kemi diskriminim sa i përket numrit të administratorëve shqiptar, andaj fokusi jon do të jetë ne rritjen e jo në zvogëlimin e këtij numri.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Duhet të vazhdohet derisa të gjitha rastet të dalin dhe në pah dhe të mësohet e vërteta … Sepse është i vetmi institucion mbi të cilën qytetarët kanë shpresën e vetme se një ditë drejtësia do te shquhet për emrin e tij.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Jam gjithmonë për investime parësore , mirëpo kjo qeveri e deritanishme ka dëshmuar se gjithmonë është fokusuar në ndërrimin e identitetit të shtetit duke u munduar që përmes heshtjes së shqiptarëve në qeveri të arrijë të përmbushin egon e tyre për të besuar në atë që s’janë në të vërtetë, andaj besoj që kësaj “Rilindja me Besë” do t’i jep FUND.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Pa asnjë dyshim që po sepse qëllimet e mira gjithmonë shpërblehen dhe ndonjëherë një buzëqeshje e dikujt të jep jet….
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Do të kisha lejuar (sepse vazhdon hetimi) në qofte se nuk do t’i njihnim të bëmat e tyre karshi shqiptarëve , sepse tek neve nuk është asgjë për tu çuditur , të pafajshmit i kemi të dënuar me burgje të përjetshme , ndërsa ata të cilat kanë vendin prapa hekurave lëvizin lirshëm dhe kandidohen për deputet.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

Që ne fillim u përgjigja që ideologjia ime është demokratike , pra kjo nënkupton që jam pro Amerikës si aleat më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button