PDSH, Zurjeta Ramadani

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Zurjeta Ramadani, kandidates së Partisë Demokratike Shqiptare në njësinë zgjedhore numër 3. Ramadani refuzoi të na dërgojë fotografi.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Çfarë do të thotë ajo? Çfarë është ajo ideologji?

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Për asnjërën.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Kur kam nevojë, ato janë ndihma e parë.

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfëra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Jo, s’jam.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Po të kem mundësi do të hap ndonjë biznes, t’i punësoj ato që kanë nevojë. Sipas mundësive, po nuk pata mundësi edhe unë jam e varur nga dikush tjetër.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional?
Nuk e di.
Sa duhet të jetë paga minimale?

Minimale 20 000 den, kurse maksimale sa të kesh merituar aq.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Po, nëse e bëjnë të njëjtën punë.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Duhet të ndalohet aborti, vetëm nëse është ndonjë problem për çka patjetër e ka të abortojë.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Jo. Jam kundër.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Nuk marr vesh nga këto gjëra.

Religjion
A jeni fetar?

Po.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

S’e di.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Nuk e di.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Se kam idenë. As nuk e di cilat kanë qenë projektet.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Normalisht se është mirë.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Rreptësishtë, duhet të largohen.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button