PDSH, Senxhan Miftari

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Senxhan Miftarit, kandidates së Partisë Demokratike Shqiptare në njësinë zgjedhore numër 2.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Unë i takoj ideologjisë së djathtë kah qendra.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Unë jam për tatim progresiv, po ashtu edhe PDSH.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
PDSH planifikon duke i stimuluar materialisht dhe duke i krijuar kushte optimale për punë.

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Gjithsesi do të zvogëlojmë obligimet financiare, ose tërësisht barra financiare sa i përket specializimit të bie në barrë të shtetit, në mënyrë që të gjithë mjekët të kenë qasje të specializimit dhe njëkohësisht kjo të ndikojë që popullata të ketë mbrojtje më të mirë shëndetësore. Në kuadër të kësaj PDSH-ja do të angazhohet që në mënyrë permanente të riedukojë specialistët në lëmi të ndryshme jashtë vendit, nëpër qendra mjekësore me renome botërore.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?

A) Duke i përmirësuar kushtet në institucionet parashkollore, shkollore, fakultete(në infrastrukturë dhe cilësisë së procesit edukativo- arsimor.
B) Hapja e vendeve të reja të punës sipas kualitetit të kandidatit e jo përkatësisë partiake.
C) Zhvillimit socio- ekonomik të vendit.
Ç) Investimeve të brendshme dhe të jashtme.
D) Eliminimi i diskriminimit ekonomik ndaj shqiptarëve dhe vendosja e mekanizmit institucional të barabarësisë në ndarjen e mjeteve buxhetore.
DH) Ndarje proporcionale dhe e drejtë e buxhetit, duke bëre investime kapitale në zonat shqiptare.
E) Politika tatimore të favorshme për agjentët ekonomik, familjes dhe biznesit etj.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional?

Strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional sipas PDSH-së është:
Zgjatja e moshës së pensionimit gjer më 67 vjet për meshkuj dhe 64 për femra,hapja e vendeve të reja të punës.

Sa duhet të jetë paga minimale?
Paga minimale për një jetë optimale duhet të jetë 15000-20.000 denarë.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore- Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?
Meshkujt dhe femrat duhet të jenë të barabartë dhe duhet të paguhen njësoj.
Aborti- A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Aborti duhet të mbetet legal, si dhe duhet të rriten të drejtat për vendim të pavarur, pos rasteve ku patjetër duhet të respektohet mendimi i mjekëve.
LGBT- A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Jo nuk duhet të ketë.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

PDSH-ja ka përpiluar plane dhe strategji në platformën si :
1.Mbrojtja dhe përparimi i mjedisit jetësor nëpërmjet të arritjes së qëllimeve të parapara me strategjitë dhe planet hapësinore të sjella.
2.Arritja e standardeve evropiane për kualitet të mjedisit jetësor, natyrës dhe zhvillim të qëndrueshëm nëpërmjet të zbatimit të legjislacionit.
3.Ngritja e vetëdijes publike dhe edukimi i publikut për të drejtat dhe obligimet sa i përket mjedisit jetësor, natyrës dhe hapësirës, nëpërmjet të tribunave, anketave, trajnimeve, seminareve si dhe publikimeve të broshurave.
4.Sistem informativ për monitorimin e kualitetit të ujit, ajrit dhe të gjitha elementeve tjera radioaktive.
5.Selektimi i mbeturinave nga burimi i krijimit.
6.Krijimi i vendeve për riciklimin e mbeturinave.
7.Pyllëzim në rajonet e Kumanovës, Likovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe Prilepit.
8.Aproksimimi i legjislacionit nacional me atë të Bashkësisë Evropiane.
Po kemi strategji dhe atë
1.Përdorimi i paneleve diellore, energjisë së erës dhe energjisë së ujit mini-hidrocentrale.

Religjion
A jeni fetar?

Po

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Po do të zvogëlohet numri i administratorëve duke u përkujdesur për efikasitetin dhe cilësinë në punë.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Padyshim se po.

“Shkupi 2014” Pyetja: A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?
Jo nuk duhet të rrënohen objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014” pasi që do të ketë implikim fiksal në buxhet.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?
Shpenzimet për udhëtim do të ulen nga 100% në 10% që të rimbushet buxheti për të dedikuar për raste sociale të familjeve shqiptare.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Jo assesi nuk duhet të kandidohet në zgjedhje.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?
Gjithsesi që SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button