PDSH, Emin Kupa

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Emin Kupës, kandidatit të Partisë Demokratike Shqiptare në njësinë zgjedhore numër 5.

Ideologjia

Cilës ideologji i takoni?
Ideologjisë së djathtë.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?
Personalisht jam për tatim progresiv.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Me rritjen e të ardhurave mujore
 A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Po, jam për zvogëlimin e obligimeve financiare.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Do të insistoj në respektimin e proporcionalitetit si në sektorin shtetëror dhe në atë privat, ku Qeveria është aksionar (si p.sh. operatoret telekomunikativ etj), hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e standardit jetësor.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional?
Në gjendjen momentale që është sjellë fondi shëndetësor duhet një punë dhe sakrificë e madhe për sigurimin e pensionit për gjeneratat e ardhshme.
Sa duhet të jetë  paga minimale?
Mendoj se paga minimale duhet te variojë diku rreth 20000 den, që të mundësoj funksionim sadopak më dinjitoz.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore- Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?
Po meshkujt dhe femrat duhet të paguhen njësoj, sigurisht varet kjo nga puna, pozita, kualifikimi profesional etj.
Aborti- A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Aborti duhet të jetë legal. Sigurisht se mendimi i gruas është shumë i rëndësishëm.
LGBTA duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Jo.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Duhet të punohet pikë së pari në vetë ndërgjegjësimin e popullatës për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetësor, si dhe të mirave të përbashkëta, gjelbërimin e territorit. Mendoj se shumë efikase do të ishte hapja e fabrikave për riciklim të mbeturinave me të cilën edhe do ta pastronim ambientin dhe do të kemi edhe një punëdhënës me shumë ne shtet.

Religjion
A jeni fetar?

Së pari jam shqiptar, pastaj fetar.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)
Administrata është çështje e rregulluar me Marrëveshjen e Ohrit , mjafton ajo marrëveshje të zbatohet ku përfaqësimi të respektohet në bazë të parimit sipas nacionalitetit.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?
Po.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?
Patjetër, pasi ato jo vetëm që janë diskriminuese për ne si banor të këtij shteti, po janë edhe një uzurpim i panevojshëm i hapësirave të përbashkëta publike.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?
Me kënaqësi.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Jo , por në një shtet ku sundon ligji dhe e drejta duhet që të respektohet edhe prezumcioni i pafajësisë.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?
SHBA- të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button