BDI, Nufi Durmishi

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Nafi Durmishi, kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 3.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Bashkimi Demokratik për Integrim.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim të barabartë.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Rritje e kapaciteteve infrastrukturore, investime për përmirësimin e gjendjes së objekteve ekzistuese si dhe ndërtime të reja të objekteve shëndetësore. Investime në aparaturë mjekësore

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Po, jemi për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantë.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Krijimi i vendeve të reja të punë, përpilim i planeve të reja individuale për punësim, programi për rritjen e punësimeve në treg, mbështetje e industrisë kreative, zonat e lira ekonomike.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional?
Rritja graduale e pensioneve duke marrë për bazë parametrat zhvillimore ekonomike dhe rritjen e bruto prodhimin vendor.
Sa duhet të jetë paga minimale?
Me ndryshimet e fundit u përcaktua që paga minimale të harmonizohet me rritjen e pagës mesatare të gjithë të punësuarve në RM-së për vitin paraprak, sipas të dhënave të publikuara nga enti shtetëror për statistikë dhe kjo dispozitë të fillojë me aplikim nga 1 janari i vitit 2018. Kjo do të thotë se me ligj punëdhënësit do të jenë të obliguar që të rrisin pagat në nivel të barazimit apo më shumë se paga minimale.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Po.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Aborti duhet të mbetet legal në raste të caktuara.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Jo.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Përpilimi i planeve dhe programeve për mbrojtjen e ajrit, ruajta e cilësisë së ajrit nga ndotësit industrial.

Religjion
A jeni fetar?

Po.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Legjislacioni që garanton profesionalizëm në administratën publike, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në administratën publike.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Po.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Po.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Po.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button