Aleanca për Shqiptarët, Remzi Mehmedi

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Remzi Mehmedi, kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 5.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Qendrës se djathtë.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim progresiv.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Përmes rritjes së pagave dhe duke krijuar kushte shumë më të volitshme për punë në spitalet shtetërore.

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfëra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Mjekët që do të specializojnë për degë të veçanta ose ata të cilët do të ushtrojnë detyrën e mjekut specialist në zona rurale dhe të varfra, specializimi i tyre të bëhet falas.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Duke siguruar vende të reja pune përmes sektorit privat, rritje të standardit jetësor, krijimit të kushteve infrastrukturore dhe krijimit të klimës investuese në vend, përmes së cilës do të ndikohej që të larguarit nga vendi të investojnë kapitalin dhe dijen e tyre në vend.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Paga minimale 15 000 den.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Jemi pro barazisë së plotë gjinore në të gjitha segmentet.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Po.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Jo.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Ballafaqimi me ndotjen duhet bërë konform standardeve të konventave ndërkombëtare dhe evropiane mbi mbrojtjen e ambientit jetësor. Do të orientojmë investimet në projekte produktive dhe inovative. Kemi paraparë buxhet prej 150 milion euro për të stimuluar këtë sferë.

Religjion
A jeni fetar?

Po.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Po, përmes sistematizimeve adekuate dhe duke nxitur punësimet në sektorin privat.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Po.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Po.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Po.

A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Te dyshuarit nuk duhet të kandidohen.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button