Aleanca për Shqiptarët, Syrija Rashidi

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Syrija Rashidi, kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 5.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Ne jemi ende herët për përcaktime ideologjike, jemi ende në përforcimin e lëvizjes sonë dhe aleancës.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Nuk besoj se për momentin është çështja nëse duhet bere dallimi mes llojit te tatimeve, por ai tatim që mblidhet, të mblidhet dhe të shpërndahet në mënyrë të barabartë .

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Shëndetësia duhet të jetë falas për të gjithë.

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Mjekët duhet ta kenë rrogën më të lartë se deputetët apo ministrat.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Mendoj se të rinjtë dhe të vjetrit këtu kanë të njëjtat probleme. Të gjithë kanë nevojë për punë dhe familje  të sigurt. Pra, një i ri që nuk mund të gjejë punë këtu shndërrohet në një fenomen problematik social për të gjithë. Në këtë mënyrë, kur ikin të rinjtë, ikin kapacitetet njerëzore të afta për zhvillim. Akoma më e rëndë mund të bëhet situate më vonë, kur nuk do të mund të mbahen pensionistët, apo të moshuarit nuk do të kenë përkujdesjen e duhur. Prandaj them, se gjërat duhen zgjidhur në mënyrë gjenerale. Duke e bërë Maqedoninë një vend më të sigurt, duke hapur vende të reja pune, duke ndalur korrupsionin dhe zhvilluar vendin, të rinjtë atëherë nuk kanë pse të ikin.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Synimi ynë është që rrogat minimale t’u përafrohen vendeve të rajonit .

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Ashtu si për të rinjtë dhe këtu ndaj një qëndrim. Duke rritur cilësinë në arsim, drejtësinë, zhvillimin, meritokracinë në punësime etj. edhe problemet gjinore nuk do të jenë këto të sotmet.

Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?

LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Eksternalitetet duhet të rriten si taksë për bizneset e mëdha. Kam parasysh këtu ndotësit e mëdhenj si Jugohromi.

Religjion
A jeni fetar?

Po, i përkas fesë islame.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Nuk jam më shumë me numrin sa me efikasitetin, pra me kapacitetin intelektual të saj.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Përveç prokurorisë na duhet dhe një gjykatë speciale. Sigurisht që duhet të zgjatet mandati.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Për këtë duhet një punë e kujdesshme. Kemi statuja që prekin ndjenjat nacionale të njerëzve. Disa statuja të ngritura në vitet e kaluara kanë kryer masakra kundër njerëzimit.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Patjetër që do të hiqja dorë me një rregullim të qartë ligjor.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Ai që është në proces gjyqësor mendoj se jo.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA-të janë siguria për Evropën dhe jo Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button