Aleanca për Shqiptarët, Isuf Seferi

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Isuf Seferi, kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 2.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Për arsye se ne ende angazhohemi për barabarësi kombëtare dhe njerëzore këtu në Republikën e Maqedonisë, përcaktimi ideologjik është i zbehtë dhe i pa formësuar. Përcaktimi im personal “Qendra e Majtë”.

 Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim progresiv dhe zvogëlim tatimi për donatorët.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Shëndetësia publike është në nivel mizerabël zhvillimi. Të investohet në drejtim të kushteve dhe teknologjisë në shëndetësinë publike, rritje e rrogave për mjekët cilësorë në bazë të vlerave profesionale dhe angazhimit.
A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Të ulen shpenzimet për specializantët deri në masë edhe të hiqen krejtësisht dhe t’u mundësohet me subvencione të mund të kryejnë specializime jashtë shtetit (me kontratë paraprake të bërë për afat kohor të përshtatshëm për të dy palët).

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Angazhim rreth heqjes së pengesave për zhvillim shoqëror normal dhe pa tensione.

Ndërrim të Kushtetutës, me çka do të definohet qartë që shqiptarët dhe maqedonasit janë bartës të sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë. Me këtë do të eliminoheshin fenomenet negative që rrezikojnë integritetin territorial si dhe do të rritej dhe forcohej besimi mes dy popujve shumicë. Me këtë shqiptarët do të merrnin pjesë të përgjegjësisë dhe vendimmarrjes për: siguri, zhvillim ekonomik dhe të gjithë aspektet tjera përbërëse për një shoqëri të shëndoshë dhe pa komplekse.

Për të rinjtë: investime të jashtme; zhvillim i bujqësisë përmes subvencionimeve bujqësore dhe për hapje ndërmarrjesh të reja të vogla dhe të mesme; ngritja e nivelit kualitativ të studimeve për konkurrim në tregjet botërore për punë përmes internetit (Projektimi arkitektonik, informatika etj.).

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional?
Qëndrueshmëri e fondit me ndërprerjen e rritjes së pensioneve pa kritere ekonomike për shkak të marketingut politik si dhe me rritjen e moshës për dalje në pension.
Sa duhet të jetë paga minimale?
Deri në vitin 2020 rritja e pagës minimale deri më 15 000 denarë.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Barazi gjinore e plotë për norma morale të vendit. Pagesë e barabartë për punët dhe angazhimin e njëjtë (intelektual, fizik etj.).
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Aborti  si dhe LGBT janë defekte të shoqërisë për shkak të ekscentrizmit mes shkencës dhe fesë. Legal për raste specifike dhe jo për shkak të luksit të jetës sepse edhe sipas shkrimeve hyjnore “Zoti ia ndan rrëskun çdo njërit”.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Rrezik dhe defekt i njëjtë i barasvlershëm me abortin. Ende shoqëria njerëzore nuk ka zbuluar mekanizëm për riprodhim jashtë të natyrshmes dhe asaj që në “kodin gjenetik” e shkroi Krijuesi.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Me ndarje të subvencioneve për instalim të gazsjellësit dhe infrastrukturës lokale të tij; me uljen e çmimit të energjisë elektrike për harxhim të limituar; buxhet për inovacione të energjisë së ripërtritshme; ndalim të shfrytëzimit të pyjeve të dëmtuara në afat prej 15 vitesh.

Religjion
A jeni fetar?

Po, besim Islam me baraspeshim të fesë dhe shkencës.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Me ngritjen në nivele profesionale të administratorëve shqiptarë dhe arritjen e përqindjes sipas Marrëveshjes së Ohrit ose me marrëveshje të re. Ndaljen e punësimeve të reja në administratë për afat prej 5 vitesh.
PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Të vazhdohet deri në pastrim final.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Të ndërtohet një hapësirë park dhe të bëhet dislokimi i shumë përmendoreve dhe t’i ngjitet emri “Parku i marrëzisë njerëzore”.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Po edhe atë pa dilemë. Për besimtarin e devotshëm kjo është përfitim tjetër.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Në një shoqëri të korruptuar si kjo e jona me defekte serioze të sistemit nuk ke se si përcaktohesh, ka rast kur hajni kandidohet dhe ka mundësi që të ndershmit ti montohet për pengesë në kandidim.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

Fuqishëm me Prijësin e proceseve drejtë Përsosjes Finale – Shpëtimit të Jetës Inteligjente – SHBA. Marrëdhënie miqësore me ndihmuesin e këtyre proceseve – Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button