Aleanca për Shqiptarët, Zulfi Adili

Në vijim mund t’i lexoni përgjigjet e Zulfi Adilit, kandidatit për deputet nga Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 1.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Rrethanat politike në Maqedoni këto 26 vitet e fundit asnjëherë nuk kanë lejuar që të jemi të saktë në ideologjinë politike. Edhe e djathta edhe e majta për shqiptarët kanë qenë të pakuptimta për shkak të problemeve etnike në vend. Aleanca për Shqiptarët në platformën e saj është sa e djathtë aq edhe e majtë. Sigurisht çështjet etnike i kemi më të rëndësishme e rrjedhimisht kjo nënkupton se tek pas zgjidhjes së problemeve etnike atëherë profilizimet do të mund të jenë më të sakta. Në këtë kohë jemi shumë të fokusuar që një herë e përgjithmonë temat etnike në vend të mbyllen sepse ne do t’i sistemojmë në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha problemet e hapura etnike!

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Jemi për tatim progresiv sepse është më i drejtë dhe është më solidar. Viteve të fundit kemi koncentrim shumë të madh të të ardhurave kombëtare te shtresa e pasur. Sistemi aktual tatimor favorizon shtresën e pasur dhe barra e plotësimit te buxhetit bie mbi shtresën më pak të paguar. Përmes tatimit progresiv do të përmirësohet shpërndarja jo e drejtë e të ardhurave kombëtare.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Investime në spitalet e lëna pas dore me vite. Ngritja e nivelit të mirëmbajtjes teknike dhe infrastrukturore të spitaleve.

  • Pajisje teknike (aparatura) për spitalet e lëna pas dore;
  • Mbështetje për specializantët e rinj të drejtimeve deficitare;
  • Modernizimi i materniteteve;
  • Vëmendje parandalimit të sëmundjeve me anë të kontrolleve diagnostike;
  • Preventivë të posaçme për punëtorët e ekspozuar ndaj rreziqeve;
  • Furnizimi i pandërprerë me terapi për kategoritë e pacientëve te të cilët nuk lejohet ndërprerja;
  • Rritja e nivelit organizativ të spitaleve;
  • Barazi regjionale për investimet në mjekësi.

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Hapja e vendeve të reja të punës do të jetë një ndër prioritetet e Aleancës për Shqiptarët. Edhe pse viteve të fundit janë bërë disa investime të huaja në disa zona të lira ekonomike, ato kanë qenë kryesisht diskriminuese ndaj shqiptarëve pasi të gjitha kanë gravituar në vendbanime maqedonase dhe kanë punësuar mijëra maqedonas.

Sipas të dhënave statistikore  evropiane, vetëm viteve të fundit mbi gjysmë milion shtetas të Maqedonisë kanë migruar jashtë vendit. Kjo si pasojë e mospasjes së shpresës për vend pune, mospasjen e perspektivës për një jetë të dinjitetshme. Aleanca do të angazhohet për sigurimin e kushteve të volitshme për forcim të sektorit privat, investime vendore dhe të huaja, por të shpërndara në mënyrë të drejtë dhe jo në mënyrë diskriminuese për shqiptarët, që do të hapte vende të reja të punës dhe do të mundësonte kuadro i profilizuar dhe i profesionalizuar të punësohej dhe të mos detyrohej të marrë rrugën e kurbetit.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Do të shqyrtojmë mundësinë e pensionit minimal të pleqërisë, për personat të cilët nuk kanë stazh të mjaftueshëm punë ose nuk kanë aspak stazh të regjistruar;
Pako sociale për familjet pa asnjë të punësuar dhe përparësi në punësim për familjet që nuk kanë asnjë të punësuar;
Lehtësime tatimore për familjet me të ardhura të ulëta dhe pa të ardhura;
Lehtësime për shkollim dhe mbështetje për fëmijët prindërit e të cilëve nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të ulëta;
Zgjidhja e çështjes së familjeve dhe personave të prekura/dëmtuara gjatë vitit 2001;
Riorganizimi i byrosë për punësim – Nga byro evidentuese në byro funksionale.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?

LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Përgjigjen për këtë pyetje e kam  shumë të shkurtër dhe decide; në mënyrë të domosdoshme do duhet të ketë përputhje të plotë të kartës evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut. E kur themi të drejtat e njeriut unë me fjalën njeri nënkuptoj të gjithë pa dallim kombi, feje, race, bindje etj.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Jemi dëshmitarë se vendi ynë ka arritur majat në listat e vendeve më të ndotura në botë. Kuptohet ndotja arrin kulmin kryesisht në vendbanimet shqiptare. Pushteti, duke qenë i korruptuar, nuk kujdeset për kushtet e jetës për qytetarët e saj, veçanërisht për shqiptarët, por lejon shkeljen e ligjit në llogari ambientit jetësorë. Si pasojë, numri i të sëmurëve kancerogjen është rritur në sasi të madhe. Kohë pas kohe ajri është aq i ndotur saqë pamundëson edhe lëvizjen e lire. Situata aspak nuk është më e mirë edhe me ujin për pije.

Religjion
A jeni fetar?

Po.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Administrata publike është dukshëm e organizuar në mënyrë jo të rregullt. Ne kemi planifikuar që ta heqim sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, i cili luan rol të keq në avancimin e barazisë etnike në administratë. Ne do të angazhohemi që në administratë të punësohen kuadro të duhura dhe të arrihet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve edhe atë jo vetëm në punësim, por edhe në avancim në sistemin administrativ.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Ne në vazhdimësi kemi kërkuar që PSP-së t’i jepet mundësia të veprojë. Edhe në Kuvend kam votuar për vazhdim të mandatit dhe do e votoj e do mundohemi me gjitha forcat që kjo prokurori të ketë mundësinë reale për të vepruar mbi kriminelët politik, që kanë vjedhur paranë publike.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Ky është njëri ndër ata projektet që këta e kthyen në aparat për vjedhje të parasë publike dhe si i tillë është pothuajse tërësisht kontrovers. Megjithatë disa nga figurat aty domosdoshmërish duhet të hiqen, që të mos ndjehet i nënçmuar një popull i tërë siç është rasti me Car Dushanin.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Maqedonia si tërësi është bërë rast social. Ne kërkojmë çdo ditë e më shumë borxhe dhe paratë harxhohen në mënyrë të pakontrollueshme. Është e pakuptimtë të flitet për shpenzimet për udhëtim. Unë jam i gatshëm për këtë në mënyrë absolute.

A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Mendoj se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje. Unë  i vë theks të veçantë lirive dhe të drejtave të njeriut dhe mendoj se gjithkush që nuk është i dënuar nga gjykata për vepër penale ka drejtë të kandidojë, por mendoj se gjykatat duhet të bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe vendimet t’i sjellin në bazë të ligjeve pozitive të Republikës dhe konventave ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njeriut.

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

Duke marrë në konsideratë angazhimin e SHBA-së gjatë historisë për mbështetjen e shqiptarëve në përgjithësi, për konsolidimin e shtetit shqiptar dhe çlirimin e Kosovës, si dhe pjesëmarrjen në menaxhimin e situatës në Maqedoni në vitin 2001, që si rezultat kishin Marrëveshjen e Ohrit, vendosjen e paqes dhe ndërtimin e një Maqedonie demokratike të barabartë për të gjithë, Aleanca për Shqiptarët e vlerëson lartë angazhimin në vazhdimësi të SHBA-së për një Maqedoni të qëndrueshme dhe të integruar në NATO dhe BE si dhe investimin e drejtpërdrejtë në sjelljen dhe ruajtjen e paqes në rajonin e Ballkanit. Aleanca për Shqiptarët do të veprojë në drejtim të kultivimit të partneritetit strategjik afatgjatë me SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button