Aleanca për Shqiptarët, Arta Toçi

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Arta Toçi, kandidates së koalicionit Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 6.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Demokraci e djathtë.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim progresiv, i cili mund t’i zbusë dallimet mes shtresave shoqërore.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?

A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Të gjithë specializantët duhet të përkrahen financiarisht dhe të futen në kuotë shtetërore.
Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Krijimi i një klime më favorizuese për perspektivën e të rinjve dhe hapja e vendeve të reja të punës janë faktorët kryesorë për qëndrimin dhe kthimin e të rinjve në vend. Gjithashtu duhen respektuar idetë inovative të të rinjve dhe vendosja e tyre në pozitat e merituara.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Sistematizimi i vendeve të punës dhe rishikimi i stimulimit fiskal janë disa nga strategjitë që ndikojnë në qëndrueshmërinë e fondit pensional. Paga minimale duhet të jetë të paktën dyfishi i pagës minimale aktuale.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Pozita e femrës edhe pse formalisht është e avancuar, mbetet për të dëshiruar edhe shume në aspektin praktik, duke filluar nga falja e më gjerë.

Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Po, aborti duhet të jetë pjesë e të drejtave themelore të gruas.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Orientimi seksual duhet respektuar.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Maqedonia duhet shumë seriozisht të ndërtojë strategji afatgjate për shmangien e ndotjes në vendbanimet e mëdha. Fabrikat duhet të vendosin filtra, të vendoset transporti urban, të bëhet gazifikimi i tërë territorit te shtetit, te vendosen deponi të mbeturinave dhe madje edhe të ndërtohen fabrika për riciklimin e mbeturinave.

Religjion
A jeni fetar?

Po.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Administratorët aktual do ta gjejnë vendin e tyre pas sistematizimit të vendeve të punës në nivel lokal dhe qendror. Në këtë mënyrë, ata të gjithë do të mund ta ushtrojnë profesionin e tyre.
PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Po, dhe duhet themeluar edhe gjykata speciale.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Dislokimi i tyre.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Po.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Jo.
Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button