Aleanca për Shqiptarët, Arlinda Memetaj

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Arlinda Memetaj, kandidates së koalicionit Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 2.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Demokrate.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim Progresiv.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Punësim i kuadrove profesionale, duke mos u bazuar në kuadrot partiake, por në shkathtësi dhe njohuritë e mjekut, përmirësojmë gjendjen në shëndetësi. Specializantët të mos selektohen nga shtabet partiake, por të ketë selektim më adekuat.
A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Do të mundohemi t’i bindim të rinjtë,  që të jenë më aktiv në kërkimin e përgjegjësisë  institucionale. Të kërkojnë atë që duan, t’i kyçim më shumë në vendimmarrje, për tu dëshmuar se zëri i tyre në fakt është ardhmëria jonë.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Paga minimale duhet të jetë 14 000 denarë.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Barazia gjinore duhet të arrijë barabarësinë e plotë duke u paguar në mënyrë të njëjtë.

Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Mendoj  se aborti duhet të mbetet legal, ndërsa vendimet duhet të jenë të dyanshme. Duke u bazuar në vendimin e dyanshëm mund të zvogëlohet numri i aborteve.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Mendoj se jemi ne fazë ku nuk është mirë të lejohet martesa e gjinisë se njëjtë.

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Kjo dukuri e ndotjes së ambientit jetësor do të jetë prioritare dhe me çdo kusht  do ta parandalojmë ndotjen. Kemi strategji  të posaçme, do të shfrytëzojmë energjinë diellore për të akumuluar rrymën elektrike.

Religjion
A jeni fetar?

I takoj religjionit islam.

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Administratorët të cilët janë të pranuar dhe nuk kanë e vendin në institucione, do t’u bëhet një test i ri, që do të na tregon aftësinë e administratorit që më pas sipas kualifikimit do t’i sistemojmë në vendet e punës. Jo, numri i administratorëve do të mbetet i njëjtë.
PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

PSP duhet të gëzojë mandat të pa limituar, është i vetmi institucion në vend që po e lufton krimin e organizuar.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Shumica e përmendoreve janë simbole të sllavëve. Prandaj, vlerësoj se më mirë është që këto përmendore të dislokohen në vende me shumicë maqedonase dhe jo ku etnitetet janë të përziera.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Ne jo vetëm që do të heqim dorë  nga ato shpenzime, ne do të mundohemi që të ndihmohen edhe më shumë rastet sociale duke u siguruar atyre një jetë normale.
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

Shqiptarët janë evropian me shekuj, s’ka alternativë tjetër veç perëndimit!

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button