Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari

Në vijim mund të lexoni përgjigjet e Arben Taravarit, kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqiptarët në njësinë zgjedhore numër 1.

Ideologjia
Cilës ideologji i takoni?

Djathtist liberal.

Politika tatimore
A jeni për tatim progresiv apo tatim të barabartë?

Tatim Progresiv.

Shëndetësi
Si planifikoni t’i mbani mjekët cilësorë në shëndetësinë publike?
Duke riorganizuar buxhetin do t’i jepet përparësi financiare pagesave të kuadrit mjekësor. Rritja e pagave si dhe vendosja e shpërblimeve për mjekët që arrijnë suksese të dallueshme, do të jetë strategjia që do të motivojë bluzat e bardha për të qëndruar në vend dhe për t’u rikthyer.
A jeni për zvogëlim të obligimeve financiare për specializantët, të cilët janë ngarkesë shumë e madhe për mjekët e ardhshëm nga zona të varfëra dhe shkaktojnë diskriminim në bazë sociale në zgjedhjen e profesionit të atij lloji?
Po.

Integrimi i të rinjve
Si do veproni që të rinjtë të interesohen të qëndrojnë e të punojnë në vend dhe të kthehen ato që janë larguar nga vendi?
Duke i dhënë vëmendje të veçantë zhvillimit të arsimit profesional. Duke nxitur profesione që janë kërkesë e tregut, natyrisht që punësimi do të jetë shumë më i lartë nga shifra e tanishme.

Punë dhe politikë sociale
Cila është strategjia për qëndrueshmëri të fondit pensional? Sa duhet të jetë paga minimale?

Kjo është politikë e cila vlen në tërë botën. Vetëm duhet zbatuar rregullat që implementohen në shtetet e BE-së.

Të drejtat njerëzore
Barazi gjinore: Cili është qëndrimi Juaj për barazinë mes mashkullit dhe femrës në shoqëri dhe a duhet të paguhet njësoj si mashkulli ashtu edhe femra?

Po. Të dy gjinitë duhet të jenë të barabarta.
Aborti: A duhet të mbetet legal aborti dhe të rriten të drejtat e grave për të sjellë vendime të pavarura?
Po.
LGBT: A duhet të kenë të drejtë martese homoseksualët në Maqedoni?
Jo!

Ambienti jetësor
Si duhet të ballafaqohet Maqedonia me ndotjen dhe a keni strategji për burimet e ripërtëritshme të energjisë? Nëse po, cila është ajo?

Maqedonia është një shtet me një nivel të lartë të ndotjes së ajrit, ndërkohë që më për fat të keq nuk mund të themi që jemi një shtet me nivel të lartë industrial. Ndotja e ajrit është një krim i mirëfilltë dhe do të duhej të vendoseshin po edhe të zbatoheshin sanksione të rrepta ndaj faktorëve që ndotin ajrin. Ndërkohë që për të ndihmuar përmirësimin e gjendjes do të shërbente dhe energjia alternative. Dy burime të ripërtëritshme të energjisë si ai solar dhe ai i biomasës janë lehtësisht të realizueshme në Maqedoni. Duke u ndihmuar nëpër regjione të veçanta gjeografike nga stinë të nxehta vere me plot diell, implementimi i paneleve diellorë do të ishte një investim i zgjuar dhe në përputhshmëri me një pjesë të mirë të shteteve të zhvilluara. Nga ana tjetër ne kemi një tokë pjellore e cila po të kultivohet do të sillte komponentët e biomasës për t’u shfrytëzuar për energji.

Religjion
A jeni fetar?

Po!

Administratë
Cila është strategjia Juaj për administratën e stërmbushur? A do të angazhoheni që ta zvogëloni numrin e administratorëve? (Përgjigjuni në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë!)

Jo. Do të angazhohesha në funksionimin e çdo hallke të saj, që secili i punësuar të mos konsiderohej tepricë, por funksion i saj.

PSP
A duhet të vazhdohet mandati i Prokurorisë Speciale Publike?

Po. Edhe 100 dyshime nuk përbëjnë dot një fakt. Ndërkohë që nuk mund të anashkalohen 100 dyshime pa u sqaruar. Neutraliteti i një institucioni si PSP, do të jetë i domosdoshëm për eliminimin e çdo dyshimi.

“Shkupi 2014”
A duhet të rrënohen ose të dislokohen disa nga objektet e projektit kontrovers “Shkupi 2014”?

Po, duhet të zhvendosen.

Qëndrimi personal
A do të hiqnit dorë nga shpenzimet për udhëtim, që të njëjtat të dedikohen për raste sociale?

Po!
A mendoni se dikush që është i dyshuar për vepra penale duhet të kandidohet në zgjedhje?
Jo!

Politika e jashtme
Rusia apo SHBA-të?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button