UNSH kërkon të ndërtohen mekanizma për një arsim cilësor!

Unioni i Nxënësve Shqiptar duke marrë parasysh raportin e PISA ku Maqedonia rënditet në vendet e fundit për arsim cilësorë sot ka reagur për cilësinë e arsimit në vend.

Nga Unioni i Nxënësve Shqiptar për redaksinë Portalb thonë:

“Konsiderojmë, që ky rankim nuk është i rastësishëm por i qëlluar. Arsimi në Maqedoni është në nivel të ulët edhe si rezultat i moskushteve nëpër shkolla, procesi edukativ- arsimorë zhvillohet me shumë pengesa, mungesa e literaturës etj. Unioni i Nxënësve Shqiptar kërkon që një periudhë të shkurtër të ndërtohen mekanizma për një arsim cilësorë në vendin tonë. Ndërkaq, kuptohet që ne punojmë që nga themelimi për një arsim cilësorë dhe një rini të ngritur. Poashtu, do të tentojmë që në periudhë kohore të shkurtë sëbashku me ekspertë të fushava të ndryshme të ndërtojmë plane dhe mekanizma për një arsim cilësorë. Për të pasur një arsim cilësorë, në këtë drejtim gjithashtu duhet të japin kontribut edhe prindërit. Ndaj fëmijëve të tyre të dhurojnë libra dhe jo mjetet të komunikimit. Çdo tentativë për një arsim të mirëfilltë duhet mirëpritur.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button