BDI, PDSH, Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa zotohen se nuk koalicionojnë me VMRO-DPMNE-në (VIDEO)

Izet Mexhiti nënkryetar i BDI, Bardhyl Dauti nënkryetar i PDSH-së, Zeqirija Ibrahimi nënkryetar i Lëvizjes Besa dhe Agon Ferati nënkryetar i Aleancës për shqiptarët, do të jenë të ftuar në emisionin “200” nën moderimin e gazetarit Naim Rashidi, transmeton Portalb.

Debati i nënkryetareve realizohet pasi jo të gjithë krerët e partive kanë pranuan debat të përbashkët. Ky debat, deri tani do të jetë i vetmi në nivel partie dhe me profilin më të lartë të mundshëm partiak. Nga përshtypjet e para pas regjistrimit të programit, thuhet se atmosfera mes zyrtarëve të lartë politik ka qenë “e qetë” si para ashtu edhe pas debatit. Por nga video promovuese e programit duket se ka pasur përplot përplasje argumentesh.

Që të katër nënkryetarët janë unik në qëndrimet rreth koalicionimit të mundshëm me Nikolla Gruevskin dhe partinë e tij VMRO-DPMNE-në. Sipas tyre, nuk ka bashkëpunim me politikan të inkriminuar dhe që janë nën hetimet e Prokurorisë Speciale Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button