Administratorët vlerësohen me nota më të vogla nëse nuk marrin pjesë në mitingje

Ka raste nga ciklet tjera zgjedhore kur administratorët janë vlerësuar me notë më të vogël për shkak se nuk kanë marrë pjesë në mitingje partiake. Më 31 dhjetor kryhet vlerësimi i radhës i administratës. Kështu është përgjigjur në pyetjen gazetareske Tërpe Dejanoski, sekretari gjeneral i sindikatës administrative, në pyetjen se në çfarë formash mund të shantazhohen administratorët gjatë fushatës parazgjedhore, raporton Portalb.mk.

Sipas tij, vlerësimet lehtë mund të keqpërdoren. “Elementi subjektiv është vënë në ligj. Secili pushtet mund ta përdor për interesa të veta”, tha Dejanovski.

Pece Gruevski, kryetar i Sindikatës së punonjësve në adminstratën e gjyqësorit kujtoi se ligji për administratorë nuk është europian dhe është në dëm të punëtorëve.

“Ligji është antikushtetues. Gjatë përpilimit të ligjit nuk ishim ftuar në debat. Ishte e papranueshme që të mos pranohet asnjë vërejtje nga ne”, theksoi mes tjerash Gruevski.

Nga Sindikata nënvizojnë se ligji është i nevojshëm ligj autokton dhe jo të merret copy paste nga përvojat tjera. Sipas tyre, duhet të kyçen të gjitha sindikatat për përpilimin e ligjeve.

Në panel ka pasur përfaqësues edhe të partive politike. Prej tyre, mori fjalë vetëm Stevo Pendarovski, nga LSDM.

“Do të bëjmë regjistër të administratës. Nga kontaktet e mia me Komisionin Europian më kanë thënë se edhe ato e dinë se janë të manipuluar nga organet e këtushme, për këtë çështjen. Do ta forcojmë merit sistemin, si dhe do të rrisim pagat e administratorëve”, ishte decid Pendarovski.

Fondacioni Fridrih Ebert ishte organizatore e panel diskutimit në temë “Administrata dhe sundimi i Ligjit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP