Një sekret për reçipetat, që nuk e kishe dëgjuar

Reçipetat në ngjyrë të hapur bezhë janë me siguri në sirtarin e çdo gruaje, sepse janë veshja e besuar për çdo lloj bluze duke e ditur që ato nuk do të duken dhe silhueta do të jetë perfekte, por jemi të bindur që reçipetat bezhë nuk janë më të bukurat që ke dhe që në fund të sirtarit kenjë palë shumë të bukura, por që i vesh rrallë sepse duken. Tashmë mund t’i shtosh pak ngjyrë jetës dhe të bësh pak pushim nga reçipetat me ngjyra të mërzitshme. Ka një sekret. Reçipetat e kuqe poshtë një këmishe të bardhë nuk duken, askush nuk do ta dallojë, shkruan RevistClass.

Edhe pse duket sikur kjo thyen ligjet e ngjyrave, në të vërtetë bazohet pikërisht te teoria e ngjyrave. “Ne të gjithë kemi ca elementë të kuq ose rozë në lëkurën tonë, kështu që kur vendos një shtresë të bardhë sipër, e kuqja përzihet me nëntonet natyrale të lëkurës,” shpjegon Candece Etafo, stiliste në kompaninë e të brendshmeve Rigby & Peller. Ka një kleçkë, megjithatë. “Më pëlqen ta krahasoj me një buzëkuq të kuq,” thotë Etafo. “Ka një nuancë perfekte për çdo njeri, kështu që duhet të provosh disa nuanca sa të gjesh të kuqen e përsosur për ty”.

Disa femra mund të mbajnë një palë reçipeta të kuqe të ndezur poshtë një bluze të bardhë, por tonet e errëta do dukeshin më mirë me një nuancë më të errët, në vishnje. Të tjera mund të zgjedhin të kuqe me tone rozë ose portokalli.

Provoni me një bluzë të bardhë reçipeta me nuanca të ndryshme sa të gjeni ato që janë të përshtatshme për ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button