Pas ndarjes, Pitt dhe Jolie mund të humbasin fëmijët, ja pse

Ndarja mes çiftit të  famshëm të Hollywood, Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka qenë me konflikte të mëdha, e ky fakt duket se ka shfaqur një tjetër problem në horizont. Dy aktorët rrezikojnë të humbasin fëmijët  tyre, më saktësisht ata që kanë birësuar. Sipas “Radar Online”, prindërit biologjikë të fëmijëve të birësuar janë shfaqur. Kur Jolie u njoh me Pax, ai jetonte në një jetimore në Vietnam, deri në moshën 3-vjeç. Aktorja dhe partneri i saj Pitt e birësuan djaloshin në vitin 2007, pasi ndoqën procedurat ligjore. Por, një grua me emrin Pam pretendon se është nëna biologjike e djalit dhe dëshiron që ta marrë atë.

Rikthimi i nënës biologjike të Pax e ka frikësuar Angelina Jolie, pasi ndoshta nuk do të jetë i vetmi. Tashmë që dy aktorët janë ndarë prindërit e tjerë biologjikë të tre fëmijëve të birësuar mund të ngrenë pretendime. Edhe pse Jolie duket të jetë e gatshme të paguajë shtrenjtë për të mbajtur fëmijët, kjo frikë gjithmonë do të ekzistojë.

RevistaClass

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button