Brazil: Mbetjet mortore të futbollistëve kthehen në Chapeco

Qyteti Brazilian i Chapecos, është veshur me ngjyrat e ekipit të futbollit të zonës në pritje të 71 trupave të pajetë të viktimave të aeroplanit që u rrëzua në Kolumbi të hënën, raporton Reuters.

Rrëzimi i aeroplanit praktikisht la këtë qytet pa ekip të futbollit pasi shumica e pjesëtarëve të ekipit ishin duke udhëtuar drejt Kolumbisë për një ndeshje futbolli.

Aksidenti i të hënës ka tronditur adhuruesit e futbollit në tërë botën, ndërsa Brazili ka shpallur disa ditë zie.

Agjencia rajonale BAe146 që operohej nga kompania çarter e Bolivisë, LAMIA ka njoftuar se ka mbetur pa kerozinë para se aeroplani të përplasej në një mal afër qytetit kolumbian, Medellin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button