Kandidatët për deputetë të BDI-së, vazhdojnë takimet me qytetarët nëpër vendbanimet e Tetovës

Kandidatët për deputetë të BDI-së, vazhdojnë takimet me qytetarët nëpër vendbanime të ndryshme të Tetovës dhe rrethinë.

Kandidatët për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në njësinë zgjedhore numër 6, vizituan shtabet zgjedhore në lagjet Gam Gam, Shkumbin, Migjeni dhe Gajre. Atа para aktivistëve dhe simpatizantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim prezantuan platformën për mandatin e ardhshëm katër vjecar.

Deputetja aktuale e Bashkimit Demokratik në Parlamentin e Maqedonisë Shpresa Hadri, vlerësoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Bashkimin Demokratik për Integrim, pasi që këtë mandat BDI, synon që të përmbyllë disa çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët, si barazia e plotë, zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë, si dhe shumë çështje tjera në interes të shqiptarëve.

Ndërsa kandidati për deputet i BDI-së Bajram Rexhepi, theksoi se edhe përkundër shpifjeve dhe sulmeve që bëhen në adresë të BDI-së, nga partitë maqedonase si dhe nga oponentët shqiptar, anëtarësia dhe simpatizantët e BDI-së vazhdojnë që të jenë edhe më të bashkuar, për një fitore më të madhe më 11 dhjetor. Ai poashtu shtoi se më 12 dhjetor, Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë vendimtar në formimin e qeverisë së re, dhe për këtë arsye BDI, synon që të fitoj një mandat të fuqishëm.

Nga ana tjetër kandidatja për deputete Merita Mustafai, mes tjerash u shpreh se platforma voluminoze e BDI-së, të cilën e kemi përpara nesh, na bënë më të përgjegjshëm që të punojmë sa më shumë, në mënyrë që ajo që është e shkruar në letër të bëhet realitet. Gjithashtu do të angazhohemi për përmirësimin e mëtejshëm të pozitës së femrës, edhe pse ajo deri më tani ka qenë e pranishme, në të gjitha institucionet shtetërore.

Kandidati tjetër për deputet Bekim Memeti, tha se asnjë parti tjetër, nuk ka platformч me të cilën paraqitet në këto zgjedhje, por angazhim të vetëm kanë si ta rrëzojnë BDI-në. Por BDI-ja, nga këto zgjedhje do të dal edhe më e fuqishme se deri më tani, pasi ka ofertë konkrete me të cilën paraqitet para elektoratit shqiptar. BDI sipas tij është i vetmi subjekt politik deri më tani në pluralizmin e Maqedonisë që institucionet kryesore të vendit ua ka besuar të rinjve për të udhëhequr me to.

Ndërkaq, sekretari i degës së BDI-së në Tetovë, tha se rreziku i këtyre zgjedhjeve, është përçarja e votës së shqiptarëve si në vitin 2011, duke shtuar se ne vazhdimisht kemi apeluar deri tek partitë më të vogla, që të bashkohen në mënyrë që të mos humbin mandate shqiptarët.

Në takimet me qytetarët, aktivistët, dhe simpatizantët e BDI-së, përveç kandidatëve për deputetë, në njësinë zgjedhore numër 6, kanë marrë pjese edhe shumë funksionarë të lartë të kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button