Edi Rama kujton datëlindjen e presidentit historik Ibrahim Rugova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përkujtuar sot ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rama, në 72 vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës do të përkujtohet për ndërtimin e Kosovës së lirë e të pavarur, për punën e tij si publicist, por do të jetë figurë e pazëvendësueshme e letërsisë shqipe.

Ky është statusi i plotë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama:

AMARCORD

Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.

Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në veçanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e përvetësoi si emrin e tij të amshimit.

Ibrahim Rugova mbetet një “pjetër”- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.

I paharruar kujtimi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button