Maqedonia kundër Portugalisë, Serbisë dhe Spanjës

Në shortin e hedhur sot në Krakov për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2017 në Poloni, reprezentacioni i Maqedonisë U21, mësoi emrat e kundërshtarëve me të cilët do të luajë në Grupin B. Në shortin e hedhur, u vendos që Maqedonia në këtë grup të luajë me Serbinë, Spanjën dhe Portugalinë. Ndeshjet e grupit “B” do të zhvillohen në Gdanjsk dhe Bidgoshç. Maqedonia U21 në short u vendos në pozitën e katërt të grupit dhe kjo do të thotë se evropianin e hapin me Spanjën.

Grupet e KE U21 - Poloni 2017
Grupet e KE U21 – Poloni 2017

Kjo është që për herë të parë Maqedonia do të  luajë në një kampionat evropian. Në gjysmëfinalen e këtij evropiani do të kualifikohen vetëm reprezentacionet fituese të grupeve, ndërsa kampionin e ri evropian për të rinj do ta mësojmë më 30 qershor në Krakov. /Portalb.mk/

Grupet:

Grupi A: Polonia, Sllovakia, Suedia, Anglia

Grupi B: Portugalia, Serbia, Spanja, Maqedonia

Grupi C: Gjermania, Çekia, Danimarka, Italia

Data e ndeshjeve:

Grupi A: 16, 19, 22 Qershor

Grupi B: 17, 20, 23 Qershor

Grupi C: 18, 21, 24 Qershor

½ – finale 1: (Fituesi i grupit A – E dyta nga Grupi B/C ose fituesi Grupit C) 27 Qershor

½ – finale 2: (Fituesi i Grupit B – E dyta nga Grupi A ose fituesi i Grupit C) 27 Qershor

Finale: (Krakov) 30 Qershor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button