Teuta Arifi në takimin e Unionit të Bashkive Shqiptare (VIDEO)

Kryetaret e 5 bashkive më të mëdha ku jetojnë shqiptarët në rajon, u mblodhën në Tiranë në takimin e parë të Konferencës së Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, transmeton Top Channel.

Siç kishte bërë me dije disa javë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj priti homologun e tij nga Prishtina, Shpend Ahmeti, atë të Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Ulqinit, Nazif Cungu dhe atë të Tetovës, Teuta Arifi.

Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit do të zgjasë 2 ditë ndërsa në përfundim të saj pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi midis 5 bashkive.

Veliaj tha se takimi nuk ka qëllime nacionaliste, por përfitimi të ndërsjelltë midis shqiptarëve në disa nga qëndrat më të mëdha në rajon.

“Temat janë urbanistika, tema e dytë dytë janë çështjet e mjedisit, tema tjetër me kulturën, e katërta me inovacionin, teknologjinë dhe e fundit format e reja të financimit”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa Teuta Arifi, kryebashkiake e Teovës u shpreh: “Te udhëheqësh një qytet shqiptar të gjithë ne mund të pajtohemi që nuk është një punë e lehtë, të jesh një grua një grua që udhëheq një qytet shqiptar është akoma edhe më e vështirë. Mirëpo, megjithatë sot pa më shumë se 100 vitesh shqiptarët edhe njëherë dëshmojnë se punët e vështira mund t’i lenë edhe në duart e grave të vogla të cilat përpiqen së bashku me vëllezërit e tyre të bëjnë punë të mbara dhe të mira për qytetarët e tyre”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button