Maqedonia vazhdon të prek fundin në FIFA

Ka vazhduar rënia e reprezentacionit të Maqedonisë në renditjen e fundit që ka publikuar FIFA. Përfaqësuesja e Maqedonisë pas disfatës së pësuar nga Spanja, ka rënë shtatë pozita më poshtë dhe tani gjendet në pozitën e 162.

Ndërkohë, Shqipëria ka rënë nga pozita e 47’të në pozitën e 49’të. Kjo rënie në renditje është si pasojë e humbjes së thellë nga Izraeli me rezultat 3:0.  Kosova ka humbur një vend në renditjen e fundit, nga pozita e 164 ka rënë në vendin e 165.

Ndërsa, në vendin e parë në renditjen e përgjithshme të FIFA’s vazhdon të jetë Argjentina, e cila ndjekjet nga Brazili, ndërsa pesëshen e parë e përmbyllin Gjermania, Kili dhe Belgjika. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button