Sallatë me panxhar dhe karota të grira, recetë shumë e shëndetshme
Ka një shkollë mendimesh se ngjyrat e forta të ushqimeve mbartin vlera të mëdha ushqyese. Kjo është shumë e vërtetë për sa i përket antioksiduesve, pasi ata në vetvete janë pigmente, që i japin ngjyrën përkatëse bimës, në më të shumtën e rasteve. Për këtë arsye, ne kemi krijuar këtë sallatë, ku ngjyra vishnje e panxharit, me portokallin e karotës dhe jeshilen e nenexhikut ofrojnë një kombinim ideal fitokimikatesh antioksiduese, shkruan shendeti.com.al.
Përbërësit:
- 2 lugë të mëdha lëng portokalli
- 2 lugë të vogla lëng limoni
- 2 lugë të vogla vaj ulliri ekstra të virgjër
- 1/2 lugë të vogël xhenxhefil të freskët të grirë
- 1/4 lugë të vogël kripë deti
- 1 kupë karota të grira në fije
- 1 kupë panxhar të gjallë të grirë në fije
- 2 lugë të mëdha nenexhik të freskët
Përgatitja:
- Përzieni në një tas lëngun e portokallit, limonit, vajin, kripen dhe xhenxhefilin deri sa të bëhen salcë e lidhur.
- Ndajeni salcën në dy pjesë dhe me secilën marinoni veç e veç karotat dhe panxharin.
- Më pas i vendosni bashkë në një pjatë të thellë sallate, në mënyrë që të dallohet e kuqja e panxharit dhe portokallia e karotave, dhe në fund i hidhni përsipër nenexhikun.
- Sipas dëshirës mund t’i shtoni shegë ose rrush të thatë.
- Koha e gatimit: 10minuta.
- Ruajtja: ne ene qelqi me kapak, 3-5 dite ne frigorifer.