Kushte të mjerueshme për fëmijët e çerdhes “11 tetori” në Shkup, prindërit e revoltuar (FOTO)

Prindërit e fëmijëve të çerdhes “11 Tetori”, shprehen të revoltuar pasi që fëmijët e tyre momentalisht janë duke funksionuar në kushte të mjerueshme shkaku që objekti amë ende nuk është riparuar pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i dy muajve më parë.

Ata thonë se u stërzgjat kjo punë dhe së kushtet ku tani janë sistemuar fëmijët janë minimale.

“Është e tmerrshme, objekti tani më dy muaj është jashtë funksionit dhe fëmijët na I kanë dërguar në një objekt tjetër në Butel dhe kushtet janë mizerie. Nuk i ngjan një çerdheje por një kampi”, tha një prind.

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

“Kushtet nuk ishin të mira edhe para tërmetit, po nuk kishim zgjidhje tjetër, kurse tërmeti e shkatërroi. Po të bëheshin sanime më herët nuk do të bëhej objekti në këtë gjendje tani”, thonë prindërit.

“Ne vazhdimisht ankoheshim dhe postonim fotografi se në çfarë kushtesh punon kjo çerdhe, por askush nuk reagoi”, thotë një prind tjetër.

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

Mga MPPS thonë se tanimë janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtimore në kuadër të çerdhes për rikonstruimin e dëmeve.

“Në ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale është kryer e gjithë procedura e përgjithshme, është zgjedhur operatori më i përshtatshëm ekonomik është shkruar marrëveshje për bashkëpunim dhe besoj se tanimë janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtimore në kuadër të çerdhes për rikonstruimin e dëmeve të cilat u shkaktuan gjatë tërmetit”, deklaroi para disa ditësh Frosina Remenski, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

Ndërkaq para rreth një viti, prindërit reaguan kundër mënyrës së funksionimit të çerdhes në Komunën Butel dhe kërkuan nga organet kompetente të ndërmarrin masa të menjëhershme në këtë drejtim, por kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

Fëmijët e çerdhes “11 tetori”

Çerdhja "11 tetori"

Çerdhja “11 tetori”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP