Kur bie borë

Për mua ky është kulmi i një muaji pritjeje, shpresave të reja si bora që bie, buzëqeshjeve nostalgjike që të kujtojnë fëmijërinë e hershme dhe dashuritë e vjetra e të harruara. Është kohë kujtimesh, shpresash dhe dashurie.

Ndërsa bora binte ngadalë me flokë të dendur, trafiku kishte nisur të rrallohej. Bënte një acar që të priste dhe vetëm disa shpirtra të vetmuar ecnin në borën që kërciste nën këmbët e tyre. Ecja ishte rrezik, trafiku kishte pushuar. Për një qytet si Tetova ishte kjo një qetësi jashtë zakonshme. Dëgjohej vetëm zhurma e ndonjë borie makine tek-tuk dhe ndonjë zë që kërkonte taxi.

Por jo sonte. Jo këtë vit. Kësaj here ajo donte të takonte miqtë e saj, së paku për një farë kohe. Të gjithë u habitën dhe u kënaqën kur e panë në mes tyre.

Ajo kish sy të mëdhenj blu, tepër të butë që së bashku me ëmbëlsinë e saj delikate e fshihnin fare mirë moshën e saj.

Mbizotëronte vetëm qetësia ndërsa ata ndiqnin ulërimat e çmendura të sirenave të makinave që lëviznin  drejt qendrës së qytetit.

Autor: Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button