Pensilvani, mbështetësit e Trumpit thirrje për ekstradimin e Gylenit në Turqi

Në një protestë të mbajtur në Pensilvani pas zgjedhjeve në SHBA ku biznesmeni Donald Trump u zgjodh presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u hap një banderolë kundër kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).

Përkrah protestave që organizohen që prej 4 ditësh në rajone të ndryshme në të gjithë vendin, kryesisht në New York, Chicago dhe Kaliforni kundër presidentit të zgjedhur Donald Trump, edhe në Pensilvani ku kandidati republikan fitoi 20 anëtarë të Komitetit Përzgjedhës organizuan protestë dy grupe kundërshtare.

Teksa një grup afërsisht prej 100 personash mbështetës të kandidates demokrate Hillary Clinton kanë zhvilluar një protestë në rajonin Eston, është vërejtur se edhe një grup tjetër prej afërsisht 30 personash në anën tjetër kanë brohoritur me slogane pro Trumpit dhe kanë mbajtur në duar flamuj amerikanë.

Mbështetësit e Trumpit në protestën e tyre në rajonin Easton i cili ndodhet në një largësi 30 km nga rezidenca e kreut të FETO-s në Saylorsburg, kanë hapur një parullë për shqetësimin që kanë për praninë e Gylenit në rajon. Mbështetësit e Trumpit në banderolën e tyre kishin shkruar “Trump po vjen për ty FETO Gülen” (Trump is coming for you FETO Gulen).

Gjithashtu kana bërë thirrje për ekstradimin e Gylenit në Turqi dhe më pas kanë ekspozuar banderolën në anë të rrugës. Protesta ku ka patur brohoritje të ndryshme dhe ku u hapën banderola të ndryshme ka përfunduar pa incidente.

Kryekëshilltari i sigurisë dhe inteligjencës i republikanit Donald Trump që u zgjodh si president i SHBA-ve, pensionisti gjeneral-lejtnant Michael Flynn në lidhje me Gylenin më parë ka përgatitur një shkrim ku ai kishte komentuar se “Është e pajustifikueshme të bëhen pengesa ndaj aleatit tonë në NATO, Turqisë, teksa sytë e Washingtoni janë lyer me bojë nga burimi i destabilizimit dhe ky terrorist i maskuar që është vendosur lehtësisht në Pensilvani. Nga pikëpamja e Turqisë, Washingtoni po bëhet strehim për Osama bin Ladenin e Turqisë. Çfarë do të bënim ne sikur pas 11 shtatorit të mësonim se Osama bin Laden jetonte në një fshat të bukur në Turqi dhe në të njëjtën kohë menaxhonte 160 shkolla të financuara me taksat e tatimpaguesve turq?”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button