Partitë i dorëzuan listat për zgjedhjet më 11 dhjetor

Skadoi afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Deri në mesnatë, kur përfundoi afati, lista për zgjedhjet më 11 dhjetor, parashtruan partitë BDI, PDSH, koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” të kryesuar nga VMRO-DPMNE, koalicioni opozitar i kryesuar nga LSDM-ja, Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi, Koalicioni VMRO për Maqedoninë, PPD, PL, Majtistja PSDM dhe Lëvizja Besa dhe LPM.

Listat e kandidatëve duhet të shqyrtohen dhe konfirmohen nga anëtarët e KSHZ-së në afat prej 48 orëve nga momenti i dorëzimit gjegjësisht deri të dielën në mesnatë. Përderisa konstatohen parregullsi, pjesëmarrësit në zgjedhje duhet t’i mënjanojnë në afat prej 48 orëve. Shorti për renditjen e listave duhet të mbahet më 20 nëntor.

Në mesnatë skadoi edhe afati për paraqitjen e shtetasve të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit për votim në zgjedhjet, si dhe për personat me regjistrime kontestuese dhe kontrolli në listën zgjedhore.

Sipas informacioneve të fundit nga KSHZ-ja, deri më tani kanë arritur 20.293 paraqitje nga shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët jetojnë jashtë vendit, për votim në zgjedhje, nga të cilët janë pranuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button