Shkëndija dënohet me 1 ndeshje pa tifozë

Komisioni i Disiplinës në Federatën Maqedonase të futbollit dënon Shkëndijën e Tetovës me një ndeshje pa tifozë dhe 2500 Euro gjobë. Lajmi i cili qarkullonte në media prej disa ditësh është konfirmuar nga vetë klubi tetovar në faqen zyrtare.

Në adresë të Shkëndijës ka mbrritur raporti i komisionit të disiplinës i cili ka vendosur që për sjelljen e pahijshme të tifozëve tetovarë në ndeshjen ndaj Vardarit të Shkupit ta dënojë Shkëndijën me zhvillimin e një takimi pa praninë e fansave. Ndër të tjera klubi kuqezi duhet ta paguajë edhe një gjobë prej 2500 Eurosh në federatën maqedonase të futbollit.

Dënimin Shkëndija do ta shlyejë në ndeshjen e rradhës të kampionatit pasi në datën 16 Nëntor pret në shtëpi skuadrën Bregalnicës për javën e 14-t. Sic bën me dije klubi i Shkëndijës, vendimi i komisionit të Disiplinës për të dënuar skuadrën shqiptare është bazuar te sjellja e tifozëve në sfidën ndaj Vardarit të Shkupit që u zhvillua në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Këta të fundit kanë përdorur kore ofenduese me baza raciste në drejtim të ekipit kundërshtar ndërsa kanë hedhur edhe sende të forta dhe mjete piroteknike në fushën e blertë. Pas 13 javëve të para në kampionatin maqedonas, Shkëndija e Tetovës pozicionohet në vendin e dytë të klasfikimit me 7 pikë më pak se Vardari i Shkupit që kryeson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button