Presidenti meksikan Nieto i gatshëm të bashkëpunojë me Trump

Presidenti meksikan Pena Nieto deklaroi se është i gatshëm që të punojë me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump në avancimin e marrëdhënieve të të dy vendeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Nieta pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë të cilat i fitoi Trump, u prononcua në Twitter ku theksoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksika janë vende mike, partnerë dhe aleatë të cilat doemos duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë me qëllim të zhvillimit të Amerikës Veriore”.

Nieta nuk uroi drejtpërdrejt fitoren e Trumpit porse “uroi për zgjedhjet tërë amerikanët”.

Opinioni botëror priti reagim të Nieta-s për fitoren e Trumpit pasi republikani gjatë fushatës së tij presidenciale, Meksikën dhe qytetarët e saj i përmendi vetëm në kontekst negativ.

Trump më herët tha se ka në plan të ndërtojë një mur në kufirin amerikano-meksikan dhe për këtë mur duhet të paguajë Meksika.

Ai tha se më ketë do të ndalonte migracionin ilegal, ndërsa meksikanët disa herë “i quajti banditë, kriminelë dhe përdhunues”, që vijnë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button