Nikolla Gruevski: Edhe pesë javë kanë mbetur për fitoren e VMRO-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, porositi se LSDM-së nuk do t’i ndihmojë as Prokuroria Speciale, as angazhimi për dygjuhësi në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Në paraqitjen e tij në konferencën vjetore të Unionit të grave të VMRO-DPMNE-së Gruevski tha se Zoran Zaevi do t’i humbë zgjedhjet në dhjetor meqë ajo që e thotë nuk ka vlerë.

Gruevski u përqendrua edhe në rastin e Dime Spasovit, duke thënë se regjistrimet kanë treguar qartë se bëhet fjalë për rast të kurdisur. Gruevski nuk kurseu as këtë herë akuzat ndaj Prokurorisë Speciale se punon pa prova dhe në favor të LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button