#Përgjegjësi është Manastiri të mos jetë qyteti më i ndotur në Maqedoni

Fillon sezoni i ngrohjes, ndërsa manastirasit i presin informatat për atë se çfarë ajri thithin dhe sa shpesh ngulfaten në smog. Tymi, era e sendeve të djegura, mjegulla, janë duke u bërë përditshmëri. Qytetarët ankohen se kanë vështirësi gjatë frymëmarrjes, se u djegin sytë, se u gërvisht fyti… Ka ditë kur manastirasit u ekspozohen koncentrimeve të larta të grimcave PM10, madje edhe deri në njëzet herë mbi nivelet e lejuara të koncentrimit.

Raportet vjetore të Ministrisë për Mjedis Jetësor tregojnë se Manastiri në nivel vjetor mesatarisht ka 100-150 ditë me prezencë të lartë të grimcave PM10, ndërsa është e lejuar që kufinjtë e vlerave të tejkalohen vetëm 35 ditë në vit. E gjithë kjo fotografi e fut Manastirin në mesin e dhjetë pikave më të nxehta ekologjike në Maqedoni, mirëpo për fat të keq edhe në Evropë.

Me vite të tëra, sektori qytetar dhe opozita thirrjet e tyre i kanë drejtuar nga komuna e Manastirit.

Shoqatat ekologjike kërkojnë strategji, zgjidhje dhe hapa konkrete për problemin e vështirë të ndotjes. Të miratohet politikë e qëndrueshme për komunikacionin, të rregullohet transporti publik, të ndërtohen zona për këmbësorët dhe shtigje për biçikleta, të pastrohen dhjetëra deponi të egra, të gjenden zgjidhje për ngrohjen e amvisërive…

Ndërsa qytetarët dhe opinioni politik në Manastir apelojnë që të vendosen filtra të oxhaqeve në termocentralit, fasada efikase energjetike në objektet e institucioneve. Të ndryshohet mënyra e ngrohjes së shkollave, në vend me mazut dhe me naftë, me peleta dhe lloje të tjera të energjisë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI MOBIL