Kiracovski: Administratorët të paraqesin nëse kanë kërcënime ose presione

Në 1.288 institucione sot do të dërgohen letra me shkrim përkatës, afishe dhe postere me përmbajtje me të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve në administratë, informoi në konferencën për shtyp zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Kiracovski në kuadër të fushatës për zero kërcënime dhe presione mbi administratën.

“Mos u bëni instrument në duart e pushtetit. Paraqituni nëse keni çfarëdo qoftë problemi. Menjëherë do të ndërmarr masa. Ligji ju mbron”, porositi Kiracovski.

Theksoi se ligji është i qartë dhe dënimet janë të ashpra për ata, të cilët në çfarëdo qoftë mënyre janë vendosur në funksion të partisë, e jo të interesave të qytetarëve.

Theksoi se në fillim të zgjedhjeve ai dhe ekipi i tij do të vizitojnë rreth 100 institucione më të mëdha, për të cilat kanë informacione për parregullsi të caktuara të ndëridhura me organizatën me zgjedhjet, me ç’rast do t’i inkurajojnë të paraqesin çfarëdo qoftë lloji të kërcënimeve dhe presioneve, për të cilat, siç tha Kiracovski, personalisht do të qëndrojnë në mbrojtje të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button