“Eco Guerilla”: Sot skadon afati i Jugohromit (VIDEO)

Organizata joqeveritare “Eco Guerilla” ka prezantuar sot në një konferencë për gazetarë një material të përgatitur për skadimin e afatit të fabrikës Jugohrom dhe gjitha premtimet që janë bërë nga ana e qeverisë dhe përfaqësuesve të fabrikës Jugohrom.

“Sot skadon afati të cilin Qeveria e Republikës së Maqedonisë ia dha fabrikës Jugohrom para dy vitesh, me shpresë se e njëjta do përshtatej me standardet ekologjike dhe me garancinë që duke filluar nga dita e nesërme Jugohrom do punonte me filtra.  Jugohrom ka pasur më shumë se dy vite kohë për ta zgjidhur këtë problem, sepse ligji që kërkon nga fabrikat të kenë filtra është nga viti 2005. Fakti që Jugohrom ka shpërfillur gjitha afatet deri tani dhe nuk është ndëshkuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria, fakti që Prokuroria Publike e Tetovës nuk ka pranuar të procesojë asnjë padi penale ndaj këtij ndotësi si dhe heshtja e shumë institucioneve mbi këtë problem, na humb shpresat se problemi i ndotjes që i bëhet qytetarëve të Tetovës do të zgjidhet. Ajo që shohim në terren është se nuk ka as F nga filtrat. Çdo tentativë për t’i dhënë afat tjetër këtij ndotësi na jep dyshime serioze për një aferë të madhe korruptive në të cilën mund të jenë përfshirë të dy partitë qeveritare. Ne, kërkojmë vetëm dhe vetëm respektimin e Kushtetutës së RM e cila në mënyrë shumë të qartë përcakton të drejtën themelore për një ambient të pastër. Asnjë vendim qeveritar nuk guxon të vihet mbi Kushtetutën. Toleranca duhet të jetë zero, ndërsa shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha”, thonë nga “Eco Guerilla”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button