Dëmi i “rastit Spasov” nuk duhet të mbetet vetëm në 150 euro

Është papërgjegjësi që “rasti Spasov” të mbetet vetëm në dëm material prej 150 eurove. Mosdhënia e përgjegjësisë morale dhe politike tregon për llogaridhënien e pushtetit ndaj qytetarëve, shkruan DË, transmeton Portalb.

“Nuk është problem se etika është larguar nga politika, por që qasja e saj në politikë praktikisht është e pamundshme. Edhe po të donit, nuk mund të kërkoni transparencë ndaj opinionit, sepse bëhet fjalë për person që nuk njehë kategorinë “llogaridhënie ndaj qytetarëve” për veprat e tij”, tha për DË profesori universitar Dejan Donev.

Sipas tij, gjithë kjo çon deri të përfundimi për promovimin e gabueshëm e konceptit “të rinjtë vendosin”, që është kuptuar gabimisht dhe në mënyrë katastrofale e zbatuar në praktikë, sepse përvoja dhe mençuria vijnë me vitet.

Ajo që më së shumti ka tanguar opinion është skenari i ngjarjes, sipas të cilit Spasov ishte ndjekur nga shqiptarë të lagjes Serava- Shkup, të njohur për autoritetet”. Ai ka ngre padi penale kundër tyre, ndërkaq të apostrofuarit në rastin Spasov vet janë paraqitur në polici dhe kanë thënë se as nuk e kanë parë e as nuk e kanë sulmuar Spasovin.

Rasti i fundit, e hapin çështjen: sa e demaskojnë lidhjen me vlerat demokristiane partinë në pushtet.

Profesori Donev ka nënvizuar, se në praktikën e politikës së Maqedonisë, realiteti dallon nga idea.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button