Zv. ministri Dime Spasov paditë personat që ”e kanë sulmuar dhe ndjekur me vetura”

Zv. ministri i punës dhe politikës sociale, Dime Spasov, ka ngritur padi penale ndaj disa personave, për të cilët, ai pohon se janë personat që e kanë sulmuar dhe ndjekur me vetura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa mediume thonë se faji është edhe te policia e cila nuk ka arritur që t’i hetojë të gjitha ndodhitë e një nate më parë.

Përndryshe, është raportuar se Dime Spasov ka shkaktuar dy aksidente në komunikacion, duke qenë në gjendje të alkoolizuar dhe më pas u ka ikur edhe policëve që i kanë hetuar aksidentet.

Ai i ka hedhur poshtë lajmet për gjoja shkaktues i aksidenteve, ndërkaq pas marrjes në pyetje në MPB, Spasov nuk ka dashur që të flet me gazetarët.

Edhe MPB-ja kishte konfirmuar se Spasov është shkaktar i aksidenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button