Tiranë: Kapen 50 kg kanabis, shpallet në kërkim një person

Policia e Tiranës ka zbuluar ditën e sotme një sasi prej 50 kg kanabis sativa.

Kështu, për drogën është shpallur në kërkim një person i identifikuar si SH.L.

Mbi bazën e  informacioneve  të marra në rrugë operative  se në banesën e Sh. L, kishte lëndë narkotike, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  kanë ushtruar kontroll ku gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Zall-Herr kanë gjetur, 50 kg lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis Sativa, e cila u asgjësuan me anë të djegies, njofton policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button