Bashkëpunim i Odës Ekonomike dhe BPRM-së për zhvillimin e edukimit financiar

Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë (BPRM) nënshkruan memorandum për bashkëpunim në sferën e zhvillimit të edukimit financiar.

Qëllimi është të rritet vetëdija financiare, të përmirësohet edukimi financiar tek të rinjtë dhe të rriturit dhe kjo të arrihet me aftësi përkatëse dhe njohuri të cilat do t’i mundësojnë të sjellë vendime racionale dhe efektive gjatë menaxhimit me paratë dhe shërbimet financiare dhe produktet, kumtoi sot Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Theksojnë se roli i tyre është përmes shoqatave në kuadër të Odës ta informojë dhe ta nxisë bashkësinë e biznesit të japë mbështetje për zbatimin e projekteve në edukimin financiar, në pajtim me mundësitë dhe interesat e tyre. Me këtë, theksojnë, Oda në mënyrë aktive kyçet në Projektin ekzistues të Bankës Popullore.

Njëherësh, Banka Popullore i mbështet projektet për edukim financiar të Odës (përmes Qendrës për edukim në kuadër të Odës dhe Qendrës për biznes për trajnim) për zbatimin e aktiviteteve edukative, siç janë: mbajtja e ligjëratave, seminareve, punëtorive, tryezave të rrumbullakëta, konferencave, trajnimeve interne dhe ngjarjeve të tjera, organizimin e ngjarjeve promovuese edukative, publikimin e materialeve edukative, fletushkave, broshurave dhe aktiviteteve të tjera nga sfera e edukimit financiar, të cilat janë me interes të ndërsjellë për të dyja institucionet, si dhe për të gjitha subjektet të cilat janë të përfshira në projektet e theksuara, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button