Seanca për “rastin Drenica” nesër në orën 10:00

Nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme lidhur me konfirmimin e dënimeve për 10 të akuzuarit e rastit “Drenica II” nga ana e Gjykatës së Apelit.

Në këtë seancë pritet të dilet me një rezolutë në lidhje me mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Ky vendim u morr në mbledhjen urgjente të sotme të Kryesisë së Kuvendit me të vetmen pikë të rendit të ditës  që ishte “debati për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar”, njofton Klan Kosova.

Gjatë ditës së nesërme parlamenti i Kosovës do të mbajë edhe një seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohet draft-Deklarata për liberalizim të vizave, disa projektligje, si dhe pritet të zgjidhen anëtarët e bordeve të disa institucioneve të pavarura dhe do të zhvillojë një debat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button