Shifra alarmante për largimin e mjekëve nga Maqedonia

Mjekët e posa diplomuar po regjistrojnë kurse për mësimin e gjuhës gjermane për të ikur jashtë vendit në kërkim të mundësive të reja. Nga Shoqata e mjekëve shqiptarë thonë se kjo dukuri kohëve të fundit është më e theksuar në rajonin e Tetovës, ku studentët e mjekësisë para se të përfundojnë fakultetin përgatiten për të shkuar jashtë vendit për punë, transmeton Alsat-M.

Ndryshe, në dhjetë vitet e fundit është në rritje e sipër numri i mjekëve të cilët nga Oda e mjekëve kanë kërkuar vërtetime se në mënyrë aktive merren me mjekësi klinike, që të mund të punojnë jashtë vendit. Në vitin 2006 vërtetim të këtillë kanë kërkuar vetëm nëntë persona, ndërsa në vitin 2015 ky numër ka shkuar në 171.

Nga Oda nuk janë në dijeni nëse këta mjekë janë kthyer dhe sa kohë kanë qëndruar jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button