Leonard Cohen: Nuk jam gati të vdes

Leonard Cohen ka për qëllim “të jetojë përgjithmonë”.

Kantautori ikonik dhe mbreti i rock-poezisë më parë ka thënë se ndihet i gatshëm për të vdekur, duke sugjeruar se ai ishte i kënaqur me jetën e tij dhe të gjitha gjërat që ai ka arritur – por ylli 82-vjeçar tashmë ka bërë kthesë në këtë deklaratë, duke pranuar se ishte diçka e gabuar.

“Unë thash se isha gati të vdes. Mendoj se kam ekzagjeruar. Njeriu ka të drejtë të vetë-dramatizojë kohë pas kohe dhe unë kam ndërmend të jetoj përgjithmonë”, ka thënë Cohen, transmeton Klan Kosova.

Kohët e fundit për albumin e tij të ri “You Want It Darker” ai ka punuar me producentin dhe kompozitorin Patrick Leonard, i cili ka bashkë-shkruar shumë nga hitet më të mëdha të Madonna-s në kulmin e suksesit të karrierës së saj.

Megjithatë, Cohen ka mbetur i heshtur në lidhje me atë çfarë në të vërtetë nënkupton albumi i tij i fundit.

“Janë disa njerëz që duan t’i intelektualizojnë këngët e Madonna-s dhe unë s’e kuptoj.  Nuk e di nëse ata vërtetë e kuptojnë këtë, por njerëzit gjithmonë do të provojnë”, ka thënë ai për Sunday Times.

Cohen megjithatë është i lumtur të pranojë se ai nuk ka nxjerrë ndonjë frymëzim të madh nga besimet fetare, si shumë këngëtarë të tjerë.

“Unë kurrë nuk kam menduar për veten si një person fetar dhe nuk kam ndonjë strategji shpirtërore”.

“Unë çaloj në këtë aspekt ashtu si shumë prej nesh në këto fusha”, ka përfunduar legjenda Cohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP