Bëni gati qirinjtë: Më shumë lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Marshall Tito” në fshatin Saraj të Shkupit, nesër prej orës 8 deri në orën 10 do të mbeten pa energji elektrike.

Prej orës 8:30 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Radushka” dhe Cërnogorska”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Makedonska Prerodba” në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Në periudhën nga ora 9 deri në orën 13:30 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve nga bulevardi “Mitropolit Teodosij Gologanov”, ndërsa prej orës 9 deri në orën 14 shfrytëzuesit e rrugës “Moskovska” “Londonska” dhe “Helsinki” në Komunën e Karposhit.

Prej orës 9 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të jenë një pjesë nga shfrytëzuesit e lagjes “Momin Potok”, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit nga fshati Zhivbanje, Konjare e Poshtme, e Mesme dhe e Lartë, Çifligu, Divle dhe Sushino në Komunën e Petrovecit. Objektet e QT Omer Kompani dhe shkolla e mesme në fshatin Saraj do të jenë pa energji elektrike prej orës 10:15 deri në orën 12.

Siç informoni QRMK e qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektrik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button